Karateisti Herolind Nishevci fiton medaljen e artë në Austri

Vjen medalja e parë e artë në karate për vitin 2018. Herolind Nishevci ka fituar të artën në ‘Serie A Salzburg 2018’.

Sport

04/03/2018 20:45

Nishevci ka arritur t’i fitoi shtatë meçe në këtë turne, për të fituar vendin e parë.

“Karateisti ynë deri te medalja në kategorinë +84 kg, mposhti gjashtë kundërshtarë, kurse në finale mundi holandezin, Daniell Lordy Tyrell.

“Në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbit Bitovic. KOK përgëzon suksesin madhështor të Herolindit”, thuhet në njoftimin e KOK-në Facebook.