Karateistët e Kosovës nuk pranojnë garën në Serbi, pa simbole shtetërore – Lajmi.net
Karateistët e Kosovës nuk pranojnë garën në Serbi, pa simbole shtetërore
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 17:17, 4 May 2018
Federata e Karatesë e Serbisë ka njoftuar se në Kampionatin Evropian të Karatesë që pritet të mbahet këtë muaj në Novi Sad, Kosova do të marrë pjesë pa simbolet shtetërore.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Serbisë, Kajica Kaliçanin, ka thënë se për një gjë të tillë, Federatën serbe e ka njoftuar Federata Evropiane e Karatesë.

Por, nga Federata e Karatesë së Kosovës thonë se nuk kanë asnjë njoftim për vendim të tillë. Ismet Krasniqi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, thotë se në rast se një vendim i tillë është i saktë, është i papranueshëm dhe paraqet shkelje të rregullave. Sipas tij, sportistët e Kosovës do të udhëtojnë për në Novi Sad, por nuk do të garojnë në qoftë se Kosova nuk trajtohet e barabartë, sikurse të gjitha shtetet tjera.

Sipas , Kaliçaninit, Federata Evropiane e Karatesë i ka njoftuar se Kosova do të marrë pjesë pa simbole shtetërore dhe në rast se sportistët e Kosovës fitojnë ndonjë medalje, kjo do të ndodhë nën flamurin e Federatës Evropiane.

“Në rast se ata vijnë, ndonëse kjo ende nuk është e sigurt, theksimi i flamurit dhe e simboleve nuk do të jetë i mundur. Për këtë, me siguri se janë të informuar nga Federata Evropiane”, ka thënë Kalinçanin.

Ndërkaq, Krasniqi, ka thënë se Federata e Karatesë së Kosovës nuk ka marrë ndonjë njoftim, por sipas tij, kjo do të ishte e papranueshme.

“Ne nuk kemi marrë asnjë informatë për këtë nga Federata Evropiane e as nga Federata Botërore. Diçka e tillë është e papranueshme për ne dhe ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Diçka e tillë është shkelje e rregullave. Ne patëm propozuar që, nëse duan, të largohen të gjithë flamujt, por që një shtet mund t’i shfaqë simbolet dhe tjetri jo, kjo është shkelje e rregullave. Ne do të shkojmë në Novi Sad gjithsesi, por nuk do të garojmë në qoftë se nuk trajtohemi njëjtë sikurse të gjithë”, tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO