Kaq kushton veshja e Dua Lipës në paraqitjen e fundit

Dua Lipa po gëzon karrierë të suksesshme në botë.

ShowBiz

24/04/2018 10:37

Këngëtarja vazhdon të komplimentohet për stilin e saj të veçantë, të cilin nuk e ndryshon asnjëherë, shkruan lajmi.net.

E veshur me një triko të shkurtër pink me “Hello Kitty” dhe me një palë çizme që i kishte kombinuar me të, Dua shfaqej tejet provokuese.

Kjo veshje që duket e thjeshtë, kap vlerën mbi 1000 euro, ngase çizmet e markës Alexander Wautheir, sipas faqes “What they wearin” kushtojnë 885 euro, kurse trikoja 250 euro.

Kujtojmë që projekti i fundit i Dua Lipës është “One Kiss” në duet me Calvin Harris, por kënga “New Rules”, i ka sjellë asaj sukseset më të mëdha në karrierë. /Lajmi.net/

Love a candid pic

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on