Kaq joshëse vjen Flaka në klipin e ri

Flaka Krelani është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

16/11/2018 19:30

Flaka Krelani është duke punuar drejt finalizimit të një projekti të ri, të cilin pritet ta publikojë së shpejti, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja së fundi ka postuar një fotografi, përmes së cilës zbuloi se si do të duket në klipin e ri.

Ajo vjen tërheqëse e shtrirë buzë detit, ndërsa ka bërë të ditur që videoklipi do të publikohet brenda pak ditësh.

Kënga e re do të mbajë titullin “Garden”, kurse për videoklipin e saj u kujdes Alizigeli. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqP6CNbngIu/