Kaq joshëse u shfaq Rita Ora në Javën e Modës në Milano

Rita Ora dje ka arritur në Itali.

ShowBiz

21/09/2018 15:01

Këngëtarja gjatë ditës së sotme ka qenë e pranishme në kuadër të javës së modës që organizohet në Milano, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, ajo ka publikuar një video teksa po drejtohej nga hoteli për në veturë, ku u shfaq e veshur tërësisht në të zeza.

E veshur në një fustan të zi, të shkurtër dhe me një palë çizme të gjata, Rita dukej tejet atraktive.

Kujtojmë që në mesnatë, ajo publikoi projektin “Let you love me” në versionin audio, ndërsa gjatë ditës pritet të lansohet edhe klipi i kësaj kënge. /Lajmi.net/