Kaq elegante duken sonte Manjola Nallbani dhe Orinda Huta

Sonte mbahet finalja e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

08/12/2018 20:15

Manjola Nallbani dhe Orinda Huta janë dy prej anëtarëve të jurisë në këtë garë, shkruan lajmi.net.

Tashmë kanë mbetur pak minuta para se të fillojë finalja e madhe e festivalit “Kënga Magjike” dhe çdo gjë është gati.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihen Manjola dhe Orinda me fustane shumë elegante dhe gati për mbrëmjen e sontme.

Kujtojmë që disa prej pretendentëve për çmimin kryesor në këtë garë janë Flori Mumajesi, Mc Kresha dhe Fifi, Ronela Hajati. /Lajmi.net/