Kaq elegant çiftin Fejzullahu se keni parë asnjëherë

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është mjaft i angazhuar në muzikë.

ShowBiz

16/05/2018 20:44

Megjithatë, përpos që është i pranishëm në koncerte dhe mbrëmje muzikore të shumta, ai gjen kohë edhe për familjen, shkruan lajmi.net.

Të paktën këtë e tregon përmes imazheve të njëpasnjëshme që publikon në llogarinë e tij, Instagram.

Ai ka shumë vite që është i martuar me Arianën, madje dyshja janë prindër të tre fëmijëve, Artit, Erës dhe Bunës.

Në këtë fotografinë e fundit që ka publikuar ata shihen se janë rregulluar për ndonjë aheng, të cilët duken më elegant se kurrë.

Ermali, tashmë është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Fshatarja ime”, në duet me Ledri Vulën, ku projekti numëron mbi 10 milionë klikime në Youtube. /Lajmi.net/

?

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on