Kapriçot e verës, e shtuna me shi. Ulen temperaturat

Pas reshjeve të natës me stuhi dhe rrufe duket se e shtuna do të jetë me vranësira të shpeshta që do dominojnë të gjithë territorin.

Lajme

23/06/2018 09:46

Më të dendura do të jenë pasdite ku priten rebeshe shiu në veriperëndim dhe juglindje të Shqipërisë, por shira të izoluar rrezikojnë dhe zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit ulen në veri dhe qendër, por rënie më të lehtë do të ketë në jug duke luhatur vlerat termike nga 10 në 28 gradë Celcius.