Kapja e grabitësve/ Rama: “Qentë le të lehin, karvani do shkojë përpara”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, menjëherë, pas arrestimit të 4 autorëve të dy grabitjeve të bankave të ndodhura më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.

Lajme

14/02/2017 22:45

Rama ka një mesazh për aksionin e policisë dhe kapjen e grabitësve të parave.

Ai thotë se policia tregoi edhe njëherë forcën e saj zbuluese, duke e quajtur zbardhjen e ngjarjes një sukses shembullor.

Nuk ka munguar as fjala e urtë e përdorur shpesh nga kryeministri.

“Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë! Zbardhja e shpejtë e grabitjes se bankës sukses shembullor. Qentë le të lehin, karvani do shkojë përpara”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.

Policia arrestoi sot pas një operacioni masiv, 4 nga 6 autorët e grabitjeve. Dy prej tyre rezutuan ish-efektivë Komando.