Kapiteni Suarez

Brendan Rodgers është duke konsideruar mundësinë e emërimit të Luis Suarezit si kapiten i Liverpoolit, në mungesë të Steven Gerrardit. Mesfushori anglez pritet të mungojë gjatë katër javëve të ardhshme për shkak të lëndimit dhe do të lë boshllëk të konsiderueshëm në skuadër. Rodgers ka një numër kandidatësh për ballafaqimin në Tottenham të dielën. Daniel…

Sport

14/12/2013 09:55

Brendan Rodgers është duke konsideruar mundësinë e emërimit të Luis Suarezit si kapiten i Liverpoolit, në mungesë të Steven Gerrardit.

Mesfushori anglez pritet të mungojë gjatë katër javëve të ardhshme për shkak të lëndimit dhe do të lë boshllëk të konsiderueshëm në skuadër.

Rodgers ka një numër kandidatësh për ballafaqimin në Tottenham të dielën. Daniel Agger ishte emëruar zëvendës-kapiten gjatë verës dhe do ta mbajë shiritin nëse rikthehet në skuadër pasi mungoi në fitoren 4:1 ndaj West Ham Unitedit për shkak të një virusi.

Por, Agger ka munguar shpeshherë këtë edicion dhe kjo ka bërë që Rodgers të mendojë që t’ia jap detyrën Suarezit.

Sulmuesi ka shkëlqyer deri më tani këtë stinor dhe nëse merr shiritin e kapitenit do të jetë një skenar krejt i papritur duke pasur parasysh se ishte shumë pranë largimit nga klubi gjatë verës.

I pyetur nëse Suarez mund të marr një përgjegjësi të tillë, Rodgers tha: “Po, absolutisht, 150 për qind”.