Kapiteni Rooney

Wayne Rooney është kapiten i ri i Manchester Unitedit. Menaxheri Louis van Gaal ka përzgjedhur sulmuesin anglez për pasardhës të mbrojtësit të larguar, Nemanja Vidic.

Sport

13/08/2014 01:37

Wayne Rooney është emëruar kapiten i ri i Manchester Unitedit.

Reprezentuesi anglez është përzgjedhur për pasardhës të qendërmbrojtësit Nemanja Vidic, i cili u largua nga klubi më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës në drejtim të Interit.

Menaxheri i ri Louis van Gaal ka emëruar Rooneyn për kapiten të ri, ndërsa Darren Fletcher do të jetë zëvendësues i tij.

“Është nder i madh për mua, për familjen time, që të emërohem kapiten i këtij klubi të mrekullueshëm. Është një rol që do ta mbaj me krenari të madhe. Shpirti i ekipit gjithmonë ka qenë i lartë në zhveshtore dhe jam mirënjohës për menaxherin dhe besimin që më ka treguar. Mezi pres të udhëheq ekipin të shtunën në ndeshjen tonë të parë në sezonin e ri”, deklaroi Rooney.