Kapiteni Lorik Cana reagon për policin e vrarë në Istog

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar në Instagram duke shkruar për vdekjen e policit të Kosovës të vrarë në detyrë në Istog ditën e djeshme (e enjte).

Sport

28/12/2018 14:50

Polici Izet Demaj, ka vdekur dje në detyrë si polic i Kosovës, derisa po tentonte të ndalonte një hajn të armatosur i cili kishte marrë dy pengje dhe po provonte të grabiste një bankë në Istog.

Për vdekjen e Demajt ka shkruar edhe Lorik Cana.

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka postuar një fotografi të policit të vrarë, Izet Demaj në llogarinë e tij, me përshkrimin ‘Lavdi’.

Vrasja e policit Demaj ka tronditur gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët po e konsiderojnë atë një hero që tregoi se si mbrohen qytetarët dhe nderohet Kosova./Lajmi.net/