Kapiteni i të rinjve të Bayern Munich zgjedh Kosovën

Ylli i ri i gjigantit bavarez ka zgjedhur ngjyrat e Kosovës në nivel ndërkombëtar, megjithëse ka luajtur për gjeneratat më të reja tek Gjermania

Sport

03/08/2018 21:22

Kapiteni i gjeneratës U-16 të Bayern Munich, Behar Neziri, ka zgjedhur që në nivel ndërkombëtar ta veshë fanellën e Kosovës.

Neziri tek gjiganti gjerman luan në pozitën e mesfushorit defansiv, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupmoshave më të reja të Gjermanisë.

Por në fund ai ka zgjedhur që në nivel shtetesh të vishet verdhekaletër, duke respektuar kështu prejardhjen e prindërve të tij.

“Kosova është vendi im”, deklaon Neziri teksa jep arsyet se pse vendosi për ‘Dardanët’./KlanKosova/

YouTube player