Kapitenët e rinj të Barcelonës

Barcelona nëpërmjet një votimi në mes të ekipit ka përzgjedhur katër kapitenët e skuadrës. Ata janë Xavi, Andres Iniesta, Lionel Messi e Sergi Busquets.

Sport

07/08/2014 21:28

Pas lamtumirave të Carles Puyol e Victor Valdes, Barcelona ka përzgjedhur katër futbollistë për kapitenë të ardhshëm, duke filluar nga edicioni që është shumë pranë fillimit.

Sipas radhitjes ata do të jenë, Xavi, Andres Iniesta, Lionel Messi e Sergi Busquets, për këta dy të fundit bëhet fjalë për një risi.

Vendimi u mor nga zhveshtorja e skuadrës nëpërmjet një votimi të fshehtë ku mendimin e tij e ka dhënë edhe trajneri i ri, Luis Enrique. 


Definidos los cuatro nuevos capitanes del Barça… by fcbarcelona