Kapet sërish “El Chapo”

Narkodileri famëkeq, aktualisht më i kërkuari në botë, Joaquín Guzmán, i njohur me nofkën “El Chapo” është arrestuar, ka bërë të ditur presidenti meksikan, Pena Nieto.

Bota

08/01/2016 21:19

Ai u bë i njohur kur u arratis nga burgu federal i sigurisë së lartë në Meksikë në korrik të vitit të kaluar nëpërmjet një tuneli që kishte marrë mbi një vit për t’u gërmuar.

Edhe në tetor të vitit të kaluar, pasi policia kishte kuptuar vendndodhjen e tij, gjatë një shkëmbimi zjarresh me Policinë, “El Chapo” ia kishte dalë të ik edhe njëherë nga Policia.

Kjo mënyrë e arratisjes ishte quajtur “Arratisja e Shekullit” dhe tani një film me titull të njëjtë pritet të shfaqet nëpër kinematë meksikane. /Kp