Kapet peshkaqeni i rrallë në Vlorë (Foto)

Një peshkaqen dhelpër ka përfunduar në rrjetën e peshkatarëve të Orikumit në Vlorë.

Fun

21/10/2017 22:32

Pas kapjes së peshkaqenit, profesori Rigeres Bakiu dhe inspektori AKZM Nexhip Hysolakoj evidentuan dhe bënë matjet e këtij ekzemplari.

Peshkatarët thonë se ky lloj peshkaqeni është një specie në zhdukje, dhe bëhet apel që në rast se kapet e gjallë të lëshohet në det.

“Do të thotë një ekzemplare me shume dhe një mundësi më shumë për mbijetesën e kësaj specie”,thotë Qendra e peshkimit Radhimë. /Lajmi.net/