Kapet pas 20 vitesh bosi i mafias kalabreze, Ernesto Fazzalari

Ishte i fshehur në një shtëpi të braktisur në rrethinat e Molochio, sull’Aspromonte, territor i konsideruar në pronësi të tij, e shumë pranë vendlindjes Taurinova.

Bota

27/06/2016 09:19

Pas 20 vitesh në kërkim policia italiane ka arrestuar bosin e mafias kalabreze Ndrangheta, Ernesto Fazzalari, personi i dytë më i rrezikshëm e i shumëkërkuar në Itali dhe Evropë, pas mafiozit Matteo Messina Denaro.s.

Ernesto Fazzalari 46 vjeç është arrestuar nga Policia e Rexhio Kalabrias.

Ishte i fshehur në një shtëpi të braktisur në rrethinat e Molochio, sull’Aspromonte, territor i konsideruar në pronësi të tij, e shumë pranë vendlindjes Taurinova.

Bosi i mafias u arrestua në gjumë, në shoqërinë e partneres së tij 41 vjeç. Ai u dorëzua pa asnjë rezistencë ndaj forcave të rendit.

Ndaj Ernesto Fazzalari rëndon dënimi i përjetshëm më burg për vrasje, krime me pjesëmarrje në aktivitet mafioz, armëmnajtje pa leje etj.

Bosi mafioz i sapoarrestuar Eernsto Fazzalari është një nga autorët e masakrës së vrasjes së 34 personave gjatë viteve ’90 në Taurinova e në rrethinat e Gioia Taura në rajonin e Kalabrisë.

Lajmi i arrestimit të personit të dytë më të rrezikshëm e të shumëkërkuar në Itali u bë publik nga vetë kryeministri italian Matteo Renzi i cili ka falënderuar punën e drejtësisë e autoriteteve italiane të rendit.

Pas arrestimit të bosit mafioz Ernesto Fazzalari zbret në 6 numri i personave të shumëkërkuar e të rrezikshëm nga policia italiane.

ANSA/CARABINIERI +++ ANSA PROVIDES ACCESS TO THIS HANDOUT PHOTO TO BE USED SOLELY TO ILLUSTRATE NEWS REPORTING OR COMMENTARY ON THE FACTS OR EVENTS DEPICTED IN THIS IMAGE; NO ARCHIVING; NO LICENSING +++