Kapet një furgon me pije joalkoolike nga Serbia

Oficerët doganorë kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plot me pije joalkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Lajme

10/12/2018 15:11

Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve joalkoolike si në vijim: Coca cola 1072 litra, Fanta 160 litra, Shweppes 60 litra, njofton kumtesa.

Siç njofton Dogana, malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjinë nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtëse.

Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra t’i njoftojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë. /Lajmi.net/