Kapet i dyshuari që vrau shqiptarin në Australi

Policia australiane arrestoi vrasësin e dyshuar të 46-vjeçarit shqiptar në Australi, trupi i pajetë i të cilit u gjet brenda banesës së tij më 12 Tetor.

Lajme

21/10/2018 10:21

I arrestuari është Aaron Donald Carver 35 vjeç, i cili u kap ditën e premte në Queensland. Policia e akuzon atë për vrasje dhe vjedhje. 35-vjeçari do të dalë ditën e hënë para gjykatës. Ai u transferua në Adelaide, aty ku ndodhi krimi.

Në aeroport Aaron Donald Carver mbuloi fytyrën me xhaketë dhe refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve që prisnin aty. /tvklan