Kapet gjysmë toni kanabis në Mynih, u ngarkua në Shqipëri për tu dërguar në Hamburg

Një sasi e madhe kanabis sativa i marrë në Shqipëri është kapur nga doganat në Gjermani. Gjatë kontrollit të një kamioni me targa serbe, doganat dhe policia gjermane kanë sekuestruar sasinë e dytë më madhe të 10 viteve të fundit.

Bota

27/07/2017 15:26

Plot 5 kuintal e gjysëm kanabis sativa mësohet se ishin fshehur në kamionin serb. Mediat gjermane kanë pyetur zyrtarët gjermanë për këtë sasi të madhe droge dhe sipas tyre, nga të dhënat e para mësohet se droga është marrë në Shqipëri.

Mynihu duket se ka qenë vetëm një qytet transit, pasi sipas doganierëve dhe policisë droga e madhe do të dërgohej në Hamburg.

Në pranga është vendosur shoferi 61-vjeçar i kamionit ndërsa ende nuk ka të dhëna për persona të tjerë.

ImageImageImageImage