Kapet duke vjedhur naftë vëllai i shefit të AKI-së Bashkim Smakaj

Agim Smakaj, vëllai i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, është arrestuar të hënën si i dyshuar për vjedhje të naftës në stacionin policor në Gjakovë.

Lajme

30/09/2014 11:35

Kryeprokurorja e Prokurorisë së Gjakovës, Shpresa Bakija, ka thënë për “Kohën Ditore” se një zyrtar administrativ është kapur në flagrancë me dy bidona në tentativë për të kryer vjedhje të karburantit. 

“Ka ndodhur një tentim vjedhje. Zyrtari është zënë në flagrancë me dy bidona duke marrë naftë. Është njoftuar Iinspektorati Policor. 

Ne do të vazhdojmë me tutje, por nuk ma merr mendja që do të shkojmë me ndonjë masë të rëndë, për arsye se është në tentativë dhe është një sasi e vogël”, ka thënë Bakija.