Kapet duke tradhtuar, ndëshkohet keq nga bashkëshortja dhe dashnorja

Bashkëshortja është mllefosur dhe ka nisur ta godas burrin, kur e ka parë me dashnoren në një rrugë në Shaanxi të Kinës. Me të kuptuar që ai nuk është beqar, dashnorja është nervozuar dhe e qëlloi shpullë.

Lifestyle

05/03/2018 11:18

Në momentin që e pa me tjetrën, bashkëshortja e kapi për flokë dhe deshi ta rrihte, por ai e mbrojti dashnoren pasi ajo nuk kishte ditur asgjë

Kur e kuptoi se ‘shkatërruesja e familjes’ nuk di gjë, e lëshoi dhe nisi të merrej me burrin e saj.
“Thirreni policinë, sepse ky është tradhtar. Për 20 vjet jam e martuar me të dhe nuk kam ku shkoj”, bërtiste ajo me zë, ndërsa mbante burrin për këmishe.

Meqenëse ishte shumë këmbëngulëse dhe nuk po e lejonte të lëvizte, ai e qëlloi në fytyrë gruan që besohet të jetë në të 40-at.
Nuk dihet si përfundoi kjo histori, ku ai u zbulua keq që ishte në lidhje dyfishe që e mbante fshehur nga të dyja.