Kapet breshka e rrallë në bregdetin e Darzezës në Fier

Kapet në ujërat e bregdetit të Darzezës në Fier, një breshkë marine e përmasave të mëdha. Kjo breshkë është e rrallë në ujërat e detit Adriatik dhe Jon.

Fun

18/07/2016 02:20

Breshka ishte e gjate rreth 70 cm dhe peshonte rreth 70-80 kg. Breshka detare është kapur fillimisht nga një i ri në thellësi pak metra larg bregut dhe më pas është nxjerr në bregdetin ranor, duke u ndjekur me kureshtje nga dhjetëra pushues.

Për pushuesit, prania e këtij vizitori të rrallë në këto brigje është vërtet një veçanti për vetë faktin se nuk është parë breshke me përmasa kaq të mëdha. Më pas, breshka detare është rikthyer ne ujë dhe është larguar./Ora News/

YouTube player