Kapen për bagëtinë, 54 të vdekur

Në veri të Kenias janë mbytur 54 perona gjatë një përleshje ndërfisnore, që filloi pas fjalosjes rreth bagëtisë.

Bota

06/05/2015 23:55

Sipas Kryqit të Kuq të këtij vendi, edhe pesë persona tjerë janë plagosur, ndërsa 350 banorë janë dëbuar nga qarku Turkan, ku ndodhi ky incident i rëndë, transmeton lajmi.net.

Policia njoftoi se sulmet kanë filluar të hënën, kur sulmues të panjohur që besohet se i përkasin fisit Pokota sulmuan një fshat në Turkan, duke vjedhur bagëti dhe duke vrarë shtatë persona me këtë rast.

Pjesëtarët e fisit Turkan u hakmorën po atë natë.