Kapen në flagrancë: Shfrytëzonte 21 vjeçaren për prostitucion

Një 23-vjeçar me banim në qytetin e Elbasanit u arrestua sot nga policia pasi shfrytëzonte një vajzë të re për prostitucion, me qëllim përfitimin e parave.

Lajme

04/07/2015 19:06

Vajza 21-vjeçare banuese në Cërrik u kap në flagrancë me klientin e saj në një banesë në qytetin e Elbasanit, që 23-vjeçari e kishte shndërruar në një bordello, shkruan shekulli.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Elbasanit thotë se dy të arrestuarit kanë konsumuar veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Ushtrim prostitucioni” dhe “Mbajtje ambientesh për prostitucion”.