Kapen në flagrancë, policia arreston dy persona për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin nje vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Lajme

16/04/2018 15:09

“Përmes linjës emergjente policia ka pranuar informatën, për një vjedhje në progres dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, dhe kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar;

> K. Y, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

> Gj. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Gjithashtu për ekzaminim më të thellë nga ana e policisë, është konfiskuar edhe vetura Pegueot me targa të Republikës së Kosovës, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur që hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 20 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë njëri prej të arrestuarve./lajmi.net/