Kapen në flagrancë duke vjedhur një Golf, arrestohen dy meshkuj

Janë arrestuar dy meshkuj në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Ilaz Kodra”.

Lajme

08/03/2017 13:48

Këta të dy, sipas raportit të policisë janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin veturën Golf, pronë e viktimës mashkull.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/