Kapen dy kosovarë në Tirolin Jugor

Forcat e rendit kanë kapur në Tirolin Jugor dy persona nga Kosova, shkruajnë mediat lokale të rajonit gjermanishtfolës.

Bota

26/04/2018 23:44

Njëri sosh ishte me alkool katër herë më shumë sesa norma e lejuar, ndërsa tjetri qëndronte ilegalisht në vend, përcjell albinfo.ch.

50 vjeçari që kishte pirë tepër alkool ishte shofer gjatë asaj nate, ndërsa 35 vjeçari nuk ishte i alkoolizuar megjithatë qëndronte ilegalisht, pasi i ishte refuzuar hyrja nga 2006.