Kapen duke vjedhur turistët, arrestohen në flagrancë dy shqiptarë

Karabinierët e Pietra Ligure në Itali kanë arrestuar në flagrancë dy shqiptarë: H.O., 25 vjeç dhe V.M., 22 vjeç. Në plazhin e Finale Ligure, ata janë kapur duke vjedhur një çantë nga disa turistë nga Torino, të cilët ishin me pushime.

Lajme

10/04/2017 18:41

Dy shqiptarët akuzohen për veprën penale tentativës së vjedhjes në bashkëpunim.

Siç raportohet nga mediat lokale, efektivët ishin të angazhuar në patrullime në plazhe kur kanë vënë re shqiptarët të cilët përpiqeshin të kryenin vjedhjen.