Kapen autorët e vrasjes së dyfishtë në Tiranë (Video)

Policia ka kapur autorët e vrasjes së dyfishtë në lulishten “1 maji”, e cila ndodhi pas konfliktit për trafikimin e lëndëve narkotike.

Lajme

03/10/2015 12:24

Drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se aktualisht vijon puna për gjetjen e pistoletës, pas gjetjes së një dite më parë të automatikut në Lumin e Lanës.

Hodaj bëri të ditur se për ngjarjen janë dy të arrestuar, Vasjel Cavo dhe Sael Sulaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të enjtes në afërsi të ish- Ekspozitës në kryeqytet, ku mbetën të vrarë Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, si dhe u plagos rëndë Elvis Gacaj.