Kapen 8 thasë me drogë në Istog

Pasditen e sotme Policia e Kosovës ka sekuestruar 8 thasë me lëndë narkotike në Istog.

Lajme

06/02/2019 18:55

Rreth orës 13:50 është ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollimit të veturës njësitë patrulluese të Istogut kanë vërejtur një sasi narkotikësh në bagazh të veturës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13 e 50 minuta. Njësiti patrullues i Policisë së Kosovës, nga Stacioni policor Istog kanë ndaluar një mjet të tipit “Mitsubish” me targa vendor. Gjatë kontrollimit në bagazhin e këtij automjeti kanë hasur në 8 copë thasë të mbështjellura, që është dyshuar se është substancë e dyshuar narkotikë. Personat e dyshuar janë arrestuar, të dytë janë shqiptarë. Automjeti i tyre edhe sasia e drogës janë konfiskuar”, ka thënë Ibraj.

Ai po ashtu ka thënë se Njësiti i Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke marrë masat e nevojshme.

Sipas tij, ende nuk është matur sasia e drogës për shkak që ka qenë një operacion policor në hetim e sipër. /Lajmi.net/