Kaos në pritjen e Vitit të Ri për shkak të fishekzjarrëve… /VIDEO

Dy persona janë lënduar gjatë pritjes së Vitit të Ri kur një plazh në Australi u përfshi nga flakët pasi që një anije që bartte fishekzjarre, shpërtheu.

Bota

01/01/2018 23:48

Mijëra njerëz në atë moment ishin në plazh. Ata u detyruan të evakuohen në një hapësirë të sigurt, derisa policia e mbyllur vendin.

Me këtë rast janë lënduar dy persona që ishin në anije ku u lëshuan fishekzjarret, transmeton lajmi.net.

Sipas BBC, persona u detyruan të hidheshin në ujë në momentin e shpërthimit.

Sipas mediave lokale, “hedhja e fishekzjarrëve shumë shpejt u kthye në kaos”.

“Ishte kaos i plotë. Anija e cila bartte fishekzjarre mori flakë dhe filluan të shpërthejnë fishekzjarrët pa kontroll. Ato arritën deri në plazh. Për fat ika sapo pashë që anija mori flakë”, ka thënë një dëshmitar në Twitter.

Ndihma e shpejt dhe policia dolën shpejt në vendin e incidentit. /Lajmi.net/