Kaos mes emigrantëve në Budapest (Video)

Stacioni hekurudhor Keleti në Budapest ka qenë i mbyllur përgjatë dy ditëve nga autoritetet hungareze për shkak të fluksit të emigrantëve.

Bota

03/09/2015 13:24

Por pas një qëndrimi dy ditësh të policisë hungareze, këta të fundit u tërhoqën, duke shkaktuar skena kaotike.

Turmat e mëdha duke pritur në stacionin e trenit, duke tentuar me ngulm futjen e fëmijëve nëpërmjet dritareve të trenit, me shpresën që ata të mund të udhëtojnë në Austri dhe Gjermani, shkruan Dailymail.

Për më shumë se 2 mijë emigrantë, shumica prej tyre refugjatë nga konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, e ngritën kampin e tyre në frontin e hekurudhave të Keletit, transmeton lajmi.net.

Ky bllokim apo ngecje u bë simboli i fundit i krizës së migracionit në Evropë, me e keqja në kontinent që nga lufta e Jugosllavisë në vitin 1990./lajmi.net.

YouTube player