Kanye West konfirmon pajtimin me Jay Z dhe Beyonce

Raportet mes Jay Z dhe Kanye West kanë qenë shumë herë të komentuara në mediet rozë.

ShowBiz

21/09/2018 12:21

Kanye West dhe çifti Beyonce e Jay Z thuhet se kishin prishur raportet mes vete për shkak se ata nuk kishin marrë pjesë në dasmën e Kim dhe Kanye, shkruan lajmi.net.

Madje, dy reperët kishin prishur edhe raportet në profesion, pasi West ishte shkëputur edhe nga kompania e Jay Z me të cilin bashkëpunoi për shumë kohë.

Por, duket që dyshja kanë lënë problemet në të kaluarën, e këtë gjë e ka treguar më së miri Kanye West përmes një fotoje në Instagram.

Ai nxori fotografinë e Beyonce dhe Jay Z, të cilët ishin fotografuar në një veturë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

famleeeeee

A post shared by ye (@kanyewest) on