Kanu, heroi pa klub i Uellsit

Hal Robson Kanu është pa skuadër, pasi Reading, klub ku ai kishte luajtur për 11 vjet, e la të largohej si futbollist i lirë më datë 9 maj.

Sport

02/07/2016 08:35

Hal Robson-Kanu, sulmuesi i Uellsit, mahniti të gjithë me golin e shënuar sot kundër Belgjikës.

Lëvizja e tij “alla-Cruyff”, që nxori jashtë loje njëherazi tre mbrojtës belgë, praktikisht ishte vendimtare për fatet e sfidës duke i siguruar ekipit të tij gjysmëfinalen e parë në një Europian.

Por pakkush e di që sulmuesi 27 vjeçar aktualisht është pa skuadër, pasi Reading, klub ku ai kishte luajtur për 11 vjet, e la të largohej si futbollist i lirë më datë 9 maj.

Pas golit ndaj Belgjikës, të gjejë skuadër nuk do të jetë aq e vështirë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.