Kante zbulon emrin e klubit me të cilin zhvilloi bisedime gjatë verës

N'Golo Kante pranoi se nuk ishte i interesuar të largohej nga Chelsea.

Sport

15/09/2018 10:39

N’Golo Kante ka thënë se nuk ishte i “nxitur” të largohej nga Chelsea pas suksesit në Kampionatin botëror me Francën.

Por, mesfushori pranoi se Paris Saint-Germain bëri kontakt me të gjatë afatit kalimtar të verës.

“Nuk isha i nxitur të shkoj askund pas Kampionatit botëror”, deklaroi Kante për “RMC Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Kishte klube të tjera të interesuara por pas bisedave me Chelsean, gjërat ishin të qarta. Klubi ishte i mbështetur tek unë dhe ndihem mirë. Vendimi i radhës logjik ishte vazhdimi në Chelsea”, shtoi ai.

“Kishte kontakt me PSG. Por, pas bisedimeve me Chelsean e kam kuptuar se cila ishte gjëja kryesore për mua. Jam në Chelsea, është mirë për mua të mbetem në Chelsea”, u shpreh Kante. /Lajmi.net/