Kante tregon se kush e bindi që ta refuzoi PSG-në

Mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante’, ka zbuluar se ka refuzuar një ofertë të skuadrës franceze, Paris Saint Germain.

Sport

16/06/2017 16:16

Francezi që u shpall sërish kampion në Premierligë, ka bërë të ditur se pas përfundimit të sezonit 2015/2016 me Leicester City, ka pranuar një ofertë nga PSG, të cilën e ka refuzuar.

26 vjeçari ka treguar edhe arsyen pse ka vendosur të marrë një vendim të tillë.

Ai për ‘La Parisien’ ka thënë se ishte trajneri i Chelsea, Antonio Conte, që i kërkoi ta refuzoi PSG, për t’iu bashkuar skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.

“Është e vërtetë se PSG më kërkoi mua pas sezonit të mirë me Leicester”, ka deklaruar Kante, përcjellë lajmi.net.

“Unë e zgjodha Chelsea pasi fola me trajnerin dhe drejtorin sportiv. Dhe unë nuk jam penduar për këtë”.

“Për më tepër, mënyra e të luajturit në Angli më pëlqen shumë mua”, ka deklaruar Kante./Lajmi.net/