Kante, dëshira e madhe e Zinedine Zidanes

N’Golo Kante do të jetë synimi kryesor i Real Madridit në afatin kalimtar veror.

Sport

22/05/2017 21:39

‘Don Balon’ shkruan se trajneri Zinedine Zidane, ka zgjedhur mesfushorin francez të Chelseas, si synimin kryesor të tij.

Kante që u bë sensacion me Leicesterin duke e fituar Premierligën, e pastaj formën e njëjtë e vazhdoi edhe te Chelsea duke e fituar sërish titullin e Premierligës, shihet si një mesfushor ideal nga Zidane, për të përforcuar ekipin në pjesën shkatërruese.

Kjo media shkruan se tashmë Zidane ka folur me presidentin Florentino Perez, duke i kërkuar që t’ia bëjë një ofertë bindëse Chelseas për mesfushorin 26 vjeçar./Lajmi.net/