Kanoset inspektori i komunës së Pejës

Inspektori i komunës së Pejës, që ishte në kryerje të detyrës së tij, është kanosur nga një person.

Lajme

04/08/2018 09:48

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar nga policia, i cili pas intervistimit nga prokurori është liruar.

“Është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht viktimën mashkull K/Shqiptar  inspektor komunal i cili ishte në kryerje të detyrës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/