Kanguri “bilder” frikëson qytetarët në Brisbane (Video)

Qytetarët e Brisbane në Australi tahs e një kohë jetojnë në frikë nga një kangur trupmadh, i cili shetit pa frikë rrugëve e parqeve, si dhe u hyn nëpër oborre të shtëpive.

Bota

24/05/2015 16:03

Si pohojnë dëshmitarët, të cilët e kanë parë, kanguri është rreth 2 metra i gjatë  dhe rreth 95 kilogramë i rëndë, kurse është parë në një fushë lojërash të fëmijëve, por edhe në fushat e klubit lokal të golfit.

Linda Hellyer, një qytetare e Brisbane, u gjet para pak ditësh sy më sy me këtë kangur, përderisa ishte duke i shëtitur qentë e saj.

“U kthyem pas një këndi dhe para nesh përnjëherësh u shfaq kanguri shumë i madh. Ai ka muskuj shumë të mëdhenj, mendoj që mu ka dukur edhe më i trupmadh sepse u frikësua nga qentë e mi dhe nxori gjoksin përpara duke marrë qëndrim mbrojtës”, tregon Linda.

Ndonëse ngjan shpesh që kangurët të futen nëpër vendbanime në këtë pjesë ta Australisë, ky kangur dallon nga të tjerët sepse është shumë i madh e muskulor dhe ka pamje frikësuese për njerëzit që gjenden ballë për ballë me të.

Kangurët janë kafshë të egra barngrënëse, mirëpo, kanë të rëna të fuqishme me këmbët e tyre të përparme, që dinë t’i përdorin për të grushtuar atë që i del përpara.

YouTube player