Kanë vendosur femrat, ja cili është mashkulli ideal për to

Thonë që mashkulli ideal është si UFO, të gjithë flasin për të, dikush beson se ekziston, por askush se ka parë!

Lifestyle

23/04/2016 03:00

Çfarë kanë të përbashkët Casanova dhe Princi i Kaltër që nxit atë kimi dashurore që e bën një femër t’i rrahë zemra më shpejtë dhe t’i dridhen gjunjët? Si e imagjinojnë ato Zotërinë Ideal?

E vërteta është çdo femër ka standardet e veta në bazë të së cilave vlerëson mashkullin e saj ideal.

Megjithatë, në bazë te një studimi të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar femrat e imagjinojnë kështu:

Mashkulli perfekt duhet të jetë i gjatë 185 cm, me flokë të zeza të shkurtra, sy gjelbër dhe trup atleti, me shkollë të lartë etj, shkruan Anabel.

Por më e rëndësishmja: Të gjitha femrat e imagjinojnë mashkullin ideal të veshur me shumë stil!

Sigurisht sepse veshja zë një pjesë shumë të rëndësishme, është impakti i parë, ajo flet për ju!

Prandaj nëse nuk jeni 185 cm dhe nuk keni trup atleti të paktën vishuni me stil! Zgjidhni veshjet e duhura!