Kane: Unë dhe Vardy, në nivel me Lewandowskin

Sulmuesi i Tottenham Hotspurs, Harry Kane, beson se ai dhe bashkëlojtari te Anglia, Jamie Vardy, janë në nivel me Robert Lewandowskin dhe sulmuesit e tjerë të mëdhenjë në Evropian.

Sport

24/05/2016 23:43

Harry Kane nuk ndjehet aspak inferior në raport me sulmuesit e tjerë në Evropian.

Madje, Këpuca e Artë e Premierligës për sezonin 2015/16, beson se ai dhe Jamie Vardy janë në të njejtin nivel me Robert Lewandowskin.

“Po, definitivisht”, u përgjigj Kane në pyetjen se a i konsideron sulmuesit anglezë në të njejtën kategori me sulmuesin polak, përcjell Lajmi.net.

“Kur keni një tandem sulmues që kanë shënuar nga 25 dhe 24 gola në Premierligë, tregon që keni top sulmues. Ne të dy shënuam sërish të dielën dhe shënimi i golave është një shprehi që e kemi”, shtoi sulmuesi i “Spurs”.