Kane ‘trondit’ Tottenhamin, ja sa do të mungojë

Tottenham Hotspur ka marrë një lajm të keq.

Sport

15/01/2019 18:25

Kjo skuadër, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Harry Kane.

Përmes një njoftimi, Tottenham ka njoftuar se sulmuesi anglez do të mbetet jashtë fushave deri në fillim të muajit mars, shkaku i dëmtimit të ligamenteve.

Me këtë lëndim, Kane nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e parë të fazës eliminuese në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Harry Kane po kalonte formë të mirë këtë sezon në Premierligë, duke shënuar 14 gola./Lajmi.net/