Kane shpjegon problemin kundër Juventusit

Harry Kane ka analizuar ndeshjen ndaj Juventusit.

Sport

14/02/2018 07:44

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka thënë se skuadra e tij e filloi keq ndeshjen ndaj Juventusit por u rikthye mirë duke barazuar 2:2 në Torino në duelin e tyre të parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Kane realizoi një prej golave të “Spurs” në barazimin e vlefshëm në Torino.

“E kemi filluar ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pastaj kemi dominuar për pjesën më të gjatë të saj”, deklaroi Kane pas ndeshjes për “Premium Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Juventus ka portier dhe mbrojtës të shkëlqyeshëm, nuk ishte e lehtë për mua”, u shpreh ai. /Lajmi.net/