Kane rrëzon nga froni Messin e CR7 për golashënuesin e vitit

Harry Kane është golashënuesi më i mirë i vitit 2017 në top pesë ligat kryesore të Evropës.

Sport

31/12/2017 21:42

Sulmuesi anglez ka përmbyllur me sukses të lartë vitin 2017 në fanellën e Tottenhamit, duke shënuar gjithsejtë 56 gola.

Kjo arritje bëhet edhe më madhështore kur dihet se Kane ka lënë pas ‘përbindëshat’ Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Messi renditet i dyti me 54 gola, ndërsa renditja vazhdon me Robert Lewandowskin, Cristiano Ronaldon dhe Edison Cavanin, që kanë shënuar nga 53 gola./Lajmi.net/