Kane në Real Madrid? Përgjigjet Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Tottenham Hotspur.

Sport

16/10/2017 16:41

Në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, Real Madrid takohet me Tottenhami në ‘Santiago Bernabeu’.

Rreziku kryesor për Real Madridin në këtë përballje, do të vije nga sulmuesi Harry Kane, që është sulmuesi më në formë në Evropë.

Edhe në konferencën për shtyp, Zidane ka lavdëruar Kanen dhe rrezikun që mund të vije nga ai.

Por i pyetur nëse Kanen në të ardhmen mund ta shohim në Madrid, francezi është përgjigjur shkurt, duke thënë se nuk i dihet të ardhmes.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, është përgjigjur Zidane, që ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin në dy sezonet e fundit./Lajmi.net/