Kane, më i mirë se Bale (Foto)

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, deri më tani gjatë këtij sezoni, ka statistika më të mira se ish ylli i ekipit, Gareth Bale. 

Sport

08/01/2015 15:06

Depërtimi i Harry Kane këtë sezon ka qenë i jashtëzakonshëm.

Sulmuesi është futbollisti më i rëndësishëm i Tottenhamit dhe statistikat tregojnë se ai madje ka kaluar nivelin e vendosur nga Gareth Bale, para transferimit në Real Madrid, në verën e vitit të kaluar.

Kane ka pothuajse mesatare të njëjtë të golave, ndërsa e mposht Balen në kategorinë e asistimeve dhe dueleve.

Nëse Bale i kushtoi Real Madridit gati 100 milionë euro, atëherë sa duhet të vlejë Kane?