Kane, kapiten i Anglisë në “Botërorin 2018”

Harry Kane do ta mbajë shiritin e kapitenit të Anglisë në garën e madhe në Rusi.

Sport

22/05/2018 10:39

Harry Kane do të jetë kapiten i Anglisë në Kampionatin botëror 2018.

Selektori Gareth Southgate ka vendosur që sulmuesi i Tottenhamit, ta mbajë shiritin e kapitenit në garën e madhe në Rusi.

Kane ka kaluar një sezon me formë të shkëlqyeshme te skuadra e Tottenhamit, përcjell “lajmi.net”.

Ai do të ketë përgjegjësi të reja me Anglinë në “Botërorin 2018”. /Lajmi.net/