Kane: Ja çfarë bëra gjatë penalltive ndaj Kolumbisë

.

Sport

04/07/2018 18:28

Harry Kane është lutur gjatë penalltive ndaj Kolumbisë.

Ai deklaroi që Anglia e hoqi një barrë të rëndë nga supet, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne e dinim të gjithë se Anglia nuk ka pasur ndonjëherë sukses me penalltitë dhe këtë mbrëmje hoqëm një barrë të rëndë nga supet”.

“Të them të drejtën, aty nisa të lutesha për Pikfordin duke thënë ‘të lutem prite vetëm një penalllti…!’ Ai e bëri këtë dhe u tregua vërtet madhështor”.

“Jam shumë krenar për skuadrën, për stafin dhe për mbështetjen që kemi. Tifozët tanë do të vazhdojnë të qëndrojnë krenarë në Rusi dhe jam shumë i gëzuar për këtë”, deklaroi Kane. /Lajmi.net/