Kane i gatshëm të kaloj te Real Madridi, por duhet të ndodh kjo gjë

Harry Kane është i gatshëm që të transferohet te Real Madridi.

Sport

24/10/2018 11:55

Harry Kane tashmë ka ndarë mendjen rreth të ardhmes së tij, andaj ai dëshiron të transferohet te Real Madridi.

Sipas legjendës gjermane, Lothar Matthaus, që është tani ekspert i futbollit, ka thënë se skuadra spanjolle duhet të reagoj shpejtë që ta transferoj sulmuesin anglez.

“Kane ndoshta mendon të qëndroj te Tottenhami dhe t’i thyej të gjitha rekordet me gola, por që mund të ndodh edhe e kundërta”, ka thënë legjenda gjermane, përcjell “lajmi.net”.

Ai është tani 25 vjeçar dhe nëse nuk largohet para dy vitesh, në moshën 27 vjeçare ai do ta mendoj pensionimin te Tottenhami”.

“Real Madridi e ka shansin e madh që ta trajneroj atë, pasi edhe dëshira e tij është që të luaj në Bernabeu, kështu duhet vepruar shpejtë”, ka shtuar më tej Matthaus. /Lajmi.net/